Kastrati, talenti i portës që befasoi italianët

Sport

lehna
Jo vetëm Ledian Memushaj. Tashmë te Pescara në Serinë B italiane ka edhe një tjeër shqiptar. Quhet Elhan Kastrati dhe luan portier. Kurioz është fakti që sezonin e kaluar ishte i huazuar tek Teuta në Kategorinë Superiore shqiptare. Tanimë që në debutimin e tij në kategorinë e dytë në Itali, ka lënë përshtypje tepër pozitive, pasi u aktivizua titullar si pasojë e dëmtimit të portierit të parë të Pescaras, Fiorilo. Shqiptari nuk zhgënjyeu me paraqitjen e tij në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Livornos, duke mbrojtur fitoren 2-1 deri në minutën e fundit shtesë të sfidës. Vetë Kastrati që është pjesë e Shpresave të Shqipërisë, ka shprehur kënaqësinë e tij për provën e dhënë në debutimin e tij me peskarezët.

kastrati

Ndërsa ka pranuar rolin e tij si portier i dytë në ekipin ku luan edhe shqiptari tjetër, Ledian Memushaj: “Që kur kam ardhur, klubi më ka thënë që do të jem i dyti, kam qenë gjithmonë i përqendruar në maksimum për të qenë gati nëse do të jepej rasti. Në aktivizimin tim të parë ndjeva vërtet një emocion të papërshkrueshëm. Shpresoj të vazhdoj të bëj paraqitje të mira, natyrisht i ndihmuar edhe nga portieri i parë, Fiorilo”, kanë qenë fjalët e Kastratit për mediat italiane. Sipas asaj që ka shkruar shtypi i atjeshëm, talenti shqiptar dhuroi një paraqitje, që shtoi besimin e drejtuesve tek ai. Por mbi të gjitha u tregoi tifozëve që skuadra ka edhe një portier të dytë në nivelin e duhur. Veçanërisht, Kastrati u dallua për faktin që u shfaq mjaft i ftohtë në disa situata me ndërhyrjet e tij vendimtare, ndërkohë që nuk mungoi të tregojë as elasticitetin që zotëron.