KASTRATI, NDER ME TE MIRET E SERISE B NE ITALI

Sport

Elhan Kastriati është një nga portierët e grumbulluar nga Silvinjo për ndeshjet e shtatorit. Por ndërkaq portieri shqiptar i Citadellës së Serisë B, po vlerësohet së tepërmi edhe nga mediat italiane. Pasi u zgjodh me meritë të plotë nga tifozët si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, për gardianin kuqezi vijon momenti magjik. Ai ka mbushur 100 ndeshje me fanelën e klubit italian, teksa i ka festuar në sfidën kundër Venecias duke mbajtur portën e paprekur për të tretin takim radhazi brenda në shtëpi. Edhe ftesa e Kombëtares shqiptare për ndeshjet eleminatore evropiane nda Cekisë dhe Polonisë, ceritifikojnë rëndësinë që po merr ky portier, për të cilin nuk është se flitet shumë. Ndonëse në fakt është tepër konkret në panormën e futbollit italian të Serisë B e jo vetëm.

Vetëm 3 janë golat e pësuar në 4 ndeshje, prej të cilëve vetëm 2 në Parma. Për të mos folur pastaj për pathyeshmërinë në ndeshjet e luajtura brenda në stadumin e Citadellas, Tombolato. Të gjitha këto të japin përshtypjen se Kastrati është gati të konfirmohet si një nga mbrojtësit ekstrem më të sigurt në të gjithë kampionatin e Serisë B.

26-vjecari Kastrati, pasi u rrit tek të rinjtë e Teutës, mbërriti në Itali duke luajtur fillimisht tek sektori i të rinjve të Pescaras. Ndërsa më vonë kaloi tek Piacenza e Trapani. Por janë 3 sezonet e kaluara te Citadella që shenjojnë afimimin e tij përfundimtar. Bëhet fjalë vërtet për një portier me rendiment dhe besueshmëri të lartë, që ndërthur më së miri cilësitë e tij teknike, ato njerëzore dhe aftësinë për të punuar në grup.