Kartoni i kuq i Ronaldos në debutimin e tij në Champions League me Juventusin ka ngjallur mjaft polemika. Dhe sigurisht ka pasur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Në Spanjë dhe në Portugali janë ndalur tek reagimi i CR7, që u largua në lot nga fusha. Ndërsa në Angli, “Guardian” dhe “Daily Mail” kanë folur për mundësinë konkrete që portugezi mund të mungojë në sfidën kundër Man.Utd të 23 tetorit, kur luhen ndeshjet e treta të grupeve. Ndërkohë që Daily MAil ka dashur të nënvizojë sesi kartoni erdhi pas një shkelmi dhe një kapje prej flokësh.
Mirëpo përmes faqeve të të njëjtës së përditshme britanike, ish-gjyqtari Clattenburg ka shfaqur mosdakordësinë me vendimin e kolegut të tij gjerman, Felix Brych: “Nëse do të kisha qenë unë gjyqtar, do të kisha akorduar një goditje dënimi për Valencian, duke ndëshkuar Cristiano Ronaldon vetëm me karton të verdhë, ashtu si dhe Murillo… Besoj se në një situatë të tillë, portugezi do të marrë një ndeshje pezullim. Më shumë do të ishte tepër e ashpër”.
Në Francë, “L’Equipe” ka nxjerrë në dukje një tjetër problematikë: përveçse rrezikon rikthimin në Old Traford, luzitani mund të humbasë pikë edhe në garën për “Topin e Artë”. Teksa është në rrezik serioz që të humbasë një muaj Champions, me votimet që do të kryhen në mesin e nëntorit.