Një karrierë e gjatë, e lavdishme 28 vjeçare, po vjen drejt fundit. Gianluiggi Buffon është gati të tërhiqet nga futbolli. Mediat ndërkombëtare raportojnë se legjenda e portës, ndonëse ka edhe një tjetër vit kontratë me Parmën, ka marrë vendimin për të thënë “mjaft”.
Në deklaratat e tij të mëparshme, Buffon ishte shpreur se synonte të luante deri në Botërorin e 2026-tës, mirëpo dëmtimet e njëpasnjëshme të pësuara përgjatë vitit të fundit, e kanë detyruar atë që të ndryshonte mendim dhe planifikojë tërheqjen nga aktiviteti.
Përgjatë ditëve të ardhshme, 45 vjeçari, do të takohet me drejtuesit e klubit të Parmës për të mbyllur përpara kohe kontratën, klub me të cilin u ribashkua në 2021-shin. Që prej atëherë, Buffon, ka lutjaur 45 ndeshje në të gjitha garat me Parmën, shifër që mund të ishte edhe më e lartë, por si pasojë e dëmtimit, në edicionin që lamë pas, ai luajti vetëm 19 takime.
Karriera mitike e Gianluigi Buffon nisi pikërisht tek Parma në vitin 1994, atje ku asokohe, luajti për 7 sezone, e më pas, në 2001-shin, u transferua tek Juventusi për plot 53 milionë euro, një shifër jashtëzakonisht e lartë për kohën.
Epoka me Zonjën e Vjetër rezultoi histori më vete. Plot 20 vite të kaluara si bardhezi, të ndërprera në mes, vetëm për një sezon, kur në verën e 2018-tës, italiani u bë pjesë e PSG në Francë, për t’u rikthyer sërish në Torino, kurse në 2021-shin, zbarkoi edhe një herë tjetër në bazë, në radhës e klubit të Parmës.
Përgjatë gjithë karrierës, Guianluigi Buffon ka fituar plot 26 trofe, ku mes tyre vlen të përmendim Kupën e Botës në 2006-tën, e po ashtu 10 tituj të Serie A me Juventusin.