“Kemi patur një kohë të shkurtër pushimi dhe them se na ka bërë mirë. Djemtë janë stërvitur si duhet dhe mezi i presin ndeshje të këtij niveli. Mendoj se jemi të gjithë në një formë të mirë. Jemi një skuadër e madhe, me shumë uri për sukses dhe plot ambicie. Është e rëndësishme që ta nisim si duhet sot. Është ‘Champions League’-a dhe është e qartë se nuk ka vend për gabime. Jemi në pozita shumë të mira nëse marrim parasysh rezultatin e parë, por puna jonë ende nuk ka mbaruar. Duhet t’i shkojmë gjërave deri në fund dhe mendoj se kemi potencialin për ta bërë këtë pa gabime.”
