KANTE DHE KOULIBALY, ZYRTARISHT “ARABE”

Sport

Tashmë është gjithcka e konkretizuar. Kante do të bëhet futbollist i ri i Al-Ittihad. Pas 7viteve qëndrim te Chelsea, N’Golo Kante ka vendosur të largohet nga Londra. Mesfushori francez do ta vazhdoj karrierën në Lindjen e Mesme, ku tanimë ka gjetur marrëveshjen me kampionin në fuqi. 32-vjeçari do të largohet nga Chelsea si futbollist i lirë, pasi kontrata me klubin londinez i ka skaduar dhe nuk u gjet gjuha e përbashkët për vazhdimin e saj. Lojtari i Francës ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin arab, ku do të ketë një pagë prej 25 milionë euro neto në sezon dhe do të bashkohet me bashkëatdhetarin e tij, Karim Benzema te Al-Ittihad.

Kante gjithashtu do të ketë personale, edhe të drejtat e imazhit si dhe marrëveshjet komerciale plus. Negociatat mes palëve kishin filluar më 6 qershor dhe marrëveshja është arritur brenda 10 dite. Kante në total ka zhvilluar 269 ndeshje zyrtare me Chelsean, duke shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 16 të tjerë. Gjithashtu edhe një tjetër lojtar i Chelsea, si Kalidu Kulibali, do të transferohet në Arabi. Mbrojtësi senegalo-francez do t’i bashkohet klubit saudit, Al Hilal. Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romanos, tashmë është arritur marrëveshja verbale me Chelsean, si dhe është gjetur gjuha e përbashkët për kushtet personale, mbi bazën e një kontrate 3-vjecare. Këtë sezon Kouli është paraqitur në 23 ndeshje dhe ka shënuar dy gola, pa harruar se ka shërbyer edhe një asist.

Portieri Edouard Mendy, pritet të jetë lojtari i radhës që do të shkojë drejt ligës arabe, sipas raportimeve të mediave angleze. SDenegalezi mësohet se ka pranuar kushtet e ofruar nga Al Ahli, kontrata e cila do të jetë valide deri në qershor të vitit 2026.