Kane përballë Icardit, dueli i sotëm është vendimtar!

Sport

kane icardi
Harry Kane dhe Mauro Icardi… Që të dy sulmues. 25-vjeçarë. Kapitenë. Autorë përmbysjesh ndaj PSV. Goleadorë dhe fiksim i të gjitha klubeve të mëdha në merkato. Të jashtëzakonshëm në Champions League, por që mbrëmjen e sotme vetëm njëri prej tyre mund të vazhdojë e ta shijojë kompeticionin më prestigjioz të kontinentit. Wembley rivë përballë këta dy sulmues dhe sërish maksimumi kërkohet prej tyre. Për londinezët shpresat kanë kohë që varen te Kane. Kapiteni ishte ai që i dha përmbysjen e përkohshme Spursave në Eindhoven dhe po ai i përmbysi ata edhe në shtëpi me dy realizime. Deri në minutën e 78 të asaj mbrëmjeje të 6 nëntorit Tottenham ishte praktikisht e eliminuar. Sot mbetet në lojë falë tij. Rekordmeni i Premier-League-ës me 39 realizime në një vit kalendarik, “Uragani” Kane është njëherësh edhe golshënuesi historik i Spursave në kampionat me mbi 100 gola.

harry kane tottenham apoel champions league 4111609

Si sulmues i sprovuar edhe në botëror, sot ai ka përballë detyrën e vështirë për ta nxjerrë nga situata edhe njëherë tjetër klubin e tij të zemrës. I duhet me patjetër fitorja. Në anën tjetër. Icardi, që mund të kënaqet edhe me një barazim. I ashtuquajtur “El niño del partido” te Interi ka tejkaluar tashmë kujtime të vjetra si ai i Christian Vierit goleador. Debutues në Champions, por në fushë s’është shfaqur aspak i tillë. Më 18 shtator ishte pikërisht ai që ndezi entuziazmin e duhur për të përmbysur Tottenhamin në San Siro. Ai e përmbysi PSV-ën në Eindhoven dhe po ai barazoi Barcelonën në shtëpi. E pra përballja e sotme premton padyshim spektakël dhe gjithcka pritet nga këta të dy, që nuk zghënjejnë asnjëherë.

icardi 3 e1538944236400