Kampionia për vlerën e futbollistëve është…

Sport

rusi
Në nivel GDP-je, Japonia mban vendin si shteti më i pasur që merr pjesë në këtë Botëror me 5.4 miliard dollarë. Kjo, edhe falë mungesës së vendeve si SHBA, Kina e India, që mbajnë 3 vendet e para në botë. Sidoqoftë, nëse do të llogarisnim vlerat në miliona të lojtarëve që kanë në dispozicion teknikët e Kombëtareve të “Rusi 2018”, trofeu i shkon… Francës. Vlera e të gjithë kontigjentit të futbollistëve francezë është e barabartë me 1 miliardë e 80 milionë euro. Natyrisht, ndër to Kilian Mbappe është ai që ka edhe cmimin më të lartë në treg, 120 milionë euro.  Në vend të dytë të kësaj renditjeje të veçantë, sipas Transfermarkt.de, qendron Spanja, lojtarët e të cilës kapin kuotën e 1 miliard e 30 milionë euro.

wc

Kurse në vend të tretë, me 981 milionë euro është Brazili, përfaqësuesja që shihet si favoritja kryesore për të fituar këtë Kupë të Botës. Më pas rendiet Gjermania kampione e botës në fuqi, me 883 milionë euro. Futbollistët më të shtrenjtë në këtë Botëror janë Neymar dhe Messi të vlerësuar të dy nga 180 milionë euro. Kurioz është fakti se vendin e fundit në këtë klasifikim të vlerave të skuadrave e mban Japonia, pikërisht shteti më i pasur ndër 32 pjesëmarrëset në këtë Botëror. Por ja që kur vjen puna te kuotimet e futbollistëve, totali nuk shkon më shumë se 73 milionë euro.