Kampionët prezantojnë portierin e ri

Sport

2248677 w2
Skënderbeu ka një portier të ri dhe është kosovari Denis Troshupa, i cili është prezantuar te skuadra e tij e re, Skënderbeu. Ai do të stërvitet nën urdhërat e Bozhiqit, së bashku me Shehin e Llapanjin. Gardiani është shfaqur në grumbullimin e ekipit në “Tropikal Resort” në Durrës, për të vazhduar stërvitjen me kampionët e Shqipërisë, që po përgatiten për Superkupën e së mërkurës përballë Laçit.
Sezonin e kaluar 21-vjeçari ishte pjesë e Hajvalisë në kampionatin kosovar, ku la përshtypje tepër pozitive. Portieri nga Prishtina në këtë vit u rikthye në Kosovë, pasi më parë ka jetuar në Poloni, duke u aktivizuar edhe te skuadra Ruch Ryki. Ndërkohë që nga korçarët shihet si një portier i së ardhmes, përderisa Shehi është 38 vjeç dhe natyrisht duhet menduar edhe për pasardhësin e tij.