Kampionati Skocez, derby i Dundee ndalet në barazim

Sport

SPFL
Një gol i McPake i minutës së fundit e shpëtoi Dundee-in nga humbja e derbit me Dundee United-in. Në derbin e qytetit portual të verilindjes së Skocisë, United kryesonte deri në minutën e 81’-të, falë dy golave të Spittal, i cili ishte në një mbrëmje fantastike. Gjithsesi rivalët e Dundee nuk u dorëzuan, pavarësisht se në stadiumin Tannadice nuk fitojnë që prej vitit 2004.
Nëntë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Steëart shënoi një super gol me goditje nga distanca duke u dhënë shpresa të tijve për një barazim të mundshëm. Barazim i cili arrihet vetëm në minutat e fundit. Goditja nga distanca e Harkins grushtohet keq nga portieri i United dhe nga kjo përfiton McPake i cili e dërgoi topin në rrjetë. Blutë e Dundee, në kampionatin skocez, që transmetohet eskluzivisht nga Tring Digital, gjenden tashmë në vendin e 4-të, një vend më lart se rivalët e tyre të United.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të luajtur të martën, Jonstone siguroi një barazim 1-1 në shtëpi përballë Ross County, të cilët kishin arritur avantazhin që në pjesën e parë. Teksa ndeshjet e radhës, që do të luhen të mërkurën dhe transmetohen vetëm në Tring Digital, janë Hearts – Motherëell; Iverness – Partick dhe Kilmarnock – Celtic Glasgoë.