Kampionati Botëror do të hapet pa prezencën e Era Istrefit!

Sport

eraaaaaaaa12
Pasditen e sotme pritet që të mbahet ceremonia e hapjes së Kampionatit Botëror në stadiumin Luzhniki në Moskë. Ajo do të fillojë në orën 16:30 dhe gjithë shqiptarët po e presin me padurim me shpresën për të parë të ngjitet në skenën gjigande të stadiumit edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e cila këndon himnin e Kampionatit Botëror 2018.

era

Mirëpo, Era Istrefi nuk do të këndojë sot në ceremoninë e hapjes. Sot këndohet vetëm himni, ndërsa kënga që të gjithë presim do të këndohet në finale. Pra, për të gjithë ju që mezi po prisnit të shikonit performancën e saj, do të keni mundësinë ta ndiqni vetëm në 15 korrik, në finalen e madhe të Botërorit.