“Padyshim që nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë, përballë një kundërshtari si Tottenhemi, që gjithmonë të nxjerr problem me lojën e rrezikshme sulmuese. Mirëpo synimi ynë është të arrijmë me cdo kusht në cerekfinalet e Champions League. Jemi përgatitur shumë mirë. Ndihemi për mrekulli edhe me modulin e ri, që ndryshon paksa fazën sulmuese, por faza e impostimit të lojës, mbetet gjithmonë ajo që kemi bërë edhe më parë. Rezultatet thonë që së fundi po ecim disi më mirë, sesa ndeshjet e mëparshme. Por nuk di të them nëse kjo ndodh për ndryshimin e modulit, apo për qendrimin tonë në fushë. Ditët e fundit kanë dalë shumë lajme në lidhje me një skuadër, ku ne lojtarët nuk shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Por ka qenë gjithcka e sajuar. Tani, edhe rezultatet janë duke qenë më pozitive, gjë që vërehet qartë. Shpresojmë ta konfirmojmë këtë edhe në këtë ndeshje të rënësishme që na pret në Champions League. Kane’? Sigurisht që është një sulmues i fortë, nga i cili duhet të bëjmë kujdes. Por nuk është se kjo më prish qetësinë përpara ndeshjes. Kam besim se, me ndihmën e të gjithë skuadrës, mund t’ia dalim për të mos e lënë të shënojë. Goli im? Nëse do të jetë mundësia, natyrisht që do ta kërkoj. Por duhet parë nëse do të jem në momentin e duhur, në vendin e duhur”.