“Është e vërtetë që nuk kam luajtur ende me trajnerin e ri, por kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Unë e di se edhe koha ime do të vijë, sepse përpara janë shumë ndeshje për t’u zhvilluar. Përpiqem të jap maksimumin në stërvitje. Kur nuk zbres në fushë, atëherë e shkarkoj të gjithë energjinë time duke punuar fort. Gjithçka po shkon mirë. E dija që do ndodhte një gjë e tillë dhe vështirësitë nuk do të mungonin. Të transferohesh nga Italia drejt Anglisë, nuk është aspak e lehtë dhe kjo kërkon kohë. Gjithësesi unë isha gati për këtë sfidë.
Megjithatë, ndeshja ndaj Milanit është më e rëndësishmja e momentit. Duke qenë se në Champions League nuk kemi bërë një nisje të mirë, ndaj Milanit synojmë me patjetër të marrim 3 pikë. Kemi përgatitur gjithçka në mënyrëm e duhurdhe shpresoj se sonte do ia arrijmë qëllimit.”