Kaka’ beson tek projekti i ri i Milan, por Juventus mbetet shumë përpara

Sport

ricardo

Emri i Ricardo Kaka’ vazhdon të qarkullojë në ambientet e Milan, si rikthimi i madh i radhës nga ana e kuqezinjve. Leonardo thuhet se ka planifikuar t’i ofrojë një rol drejtuesi legjendës kuqezi, diçka që Kaka’ thotë se do e pranonte pa u menduar. Braziliani është parë shpesh në Milano kohët e fundit dhe konfirmoi në një intervistë se do të jetë në shkallët e stadiumit në sfidën Milan-Roma. Ai foli gjithashtu edhe në lidhje me Milanin e ri dhe diferencat që kuqezinjtë kanë aktualisht me skuadrat e tjera.

kaka
“Unë besoj tek ky Milan. Leonardo, Maldini, Gattuso janë garancia për rezultatet e këtij projekti. Paolo është historia e këtij klubi, një idhull për të gjithë. Vetëm prezenca e tij ka ndikuar jo pak tek skuadra dhe tifozët. Ky Milan është më i fortë se çfarë duket dhe jam i sigurtë se do të bëjë mirë. Vetëm Juventus për momentin mbetet në një tjetër nivel, por që nëse gjërat do të bëhen ashtu si duhen, atëherë edhe ata nuk janë të paarritshëm.”
Sa i përket një rikthimi të tij në Milanello, Kaka’ nuk e fsheh aspak dëshirën për të qenë pjesë e stafit drejtues. “Për momentin po rri në Brazil së bashku me familjen, por dua të vij në Itali për Milanin. Dëshiroj që të bëj më shumë për skuadrën në të ardhmen.”