Ka zgjatur vetëm dy muaj aventura e Fabio Grossos në Francë

Sport

Ka zgjatur vetëm dy muaj aventura e Fabio Grossos si trajner i Olimpikut të Lionit në Francë. Humbja 2-0 përballë Lille në shtëpi, e vlefshme për javën e 13 të kampionatit, ka rezultuar e rëndë për italianin, i cili ka marrë komunikimin e menjëhershëm të klubit, se nuk do të jetë më trajner i skuadrës në vijimësi.

Ish-mbrojtëësi e mori timonin e ekipit në 18 Shtator, me Lionin që renditej në vendin e fundit. Mirëpo, ndonëse kaluan disa javë, Grosso nuk arriti të jepte dot efektin e duhur në krye të ekipit. Në 7 javë që  Grosso qëndroi në stol, Lioni regjitstroi vetëm një fitore, dy barazime dhe 4 humbje, duke mbetur sërish në vendin e fundit të tabelës me vetëm 7 pikë, duke mos bërë dot asnjë hap përpara.

Një gjë e tillë nuk u përballua dot nga drejtuesit e klubit, që arritën në përfundimin të ndërprisnin në mes kontratën e kampionit të botës, që ishte e vlefshme deri në fund të sezonit. Përkohësisht, vendin e 46 vjeçarit e ka marrë Pierre Sage, numri një i qendrës stërvitore të klubit, që tashmë do të përjetojë eksperiencën e tij të parë si trajner.

Përpara se të niste aventurën në Francë, që nga Marsi i 2021-shit e deri në 30 Qershor të 2023-shit, Grosso ishte pjesë e  Frosinones, teksa në