Ka trajnuar të dyja skuadrat, Rafael Benitez komenton finalen e Champions League

Sport

Finalja e UEFA Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid, gjatë këtyre ditëve, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, për vetë peshën dhe rëndësinë që ka kjo ndeshje. Një sfidë që konsiderohet si më e madhja e futbollit të klubeve, aty ku të shtunën mbrëma, Europa do mësojë mbretin e saj të ri.

Një personazh që I njeh mjaft mirë të dyja skuadrat në fjalë, është Rafael Benitez. Spanjolli është një probukt i Los Blancos, megjithëse në Merseyside ka shkruar historinë me Liverpool, duke fituar titullin e Champions League në vitin 2005.

Në vigjilje të finales së madhe, 62 vjeçari është shprehur se skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është më favorite sesa ajo e drejtuar nga Carlo Ançelotti, ndonëse sipas tij, madrilenët nuk duhen nënvlerësuar.

“Mendoj se duhet të fitojë skuadra që do luajë më mirë. Kjo është një ndeshje që I bën mirë futbollit pë përgjithësi. Nëse bazohemi tek numrat, Liverpoolin e shikoj më favorit. Por Reali mbetet gjithmonë I rrezikshëm në finale. Los Blancos kanë edhe një avantazh tjetër, sepse kanë pushuar më tepër gjatë kësaj kohe. Ky është një aspekt, që mund të konsiderohet si avantazh për ta.

Më tej, Benitez e konsideron shumë fizike mbrojtjen e Liverpoolit dhe për këtë arsye mendon se sulmi I Realit mund të hasë vështirësi në këtë drejtim.