Ka nisur me surpriza java e 21 e kampionatit anglez. Skuadrat e mëdha që luajtën të Martën, nuk kanë mundur të fitojnë dot. Chelsea konfirmon edhe një herë tjetër momentin e vështirë që po kalon. Blutë, u ndalën 2-2 në shtëpi ndaj Bournemouth. Madje, në Stamforde Bridge, vendasit arritën të siguronin një pikë, vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, sepse miqtë ishin duke fituar.
Manchester City gjithashtu ka befasuar sërish. Kampionët në fuqi të Premier League, u ndalën 2-2 në fushën e Brentfordit. Cityzens po fitonin 2-2, teksa në çastet e fundit, e kanë parë veten të pësojnë dy gola, e madje rrezikuan gjithashtu edhe të dilnin me humbje nga stadiumi, duke qenë se të zotët e shtëpisë krijuan një tjetër mundësi ideale për ta dërguar topin në rrjetë. Në fakt, kjo nuk është hera e parë këtë sezon, që City, lëshon pikë, atëherë kur dukej se fitorja ishte e sigurt.
Në javën e 21, nuk ka fituar dot as Liverpool, që kishte mundësi të shkëputej më tepër në krye të tabelës së klasifikimit. Mirëpo, The Reds u ndalën 1-1 në transfertën e Nottingham, duke u kthyer me vetëm 1 pikë në shtëpi, ndonëse u përpoqën deri në fund për të shënuar golin e fitores.
Nga ndeshjet e luajtura të Martën, vetëm Ëest Ham arriti të fitonte, çka do të thotë se trajneri Graham Potter, e nisi me fitore aventurën në krye të skuadrës londineze. Hummers, triumfuan 3-2 ndaj rivalëve londinezë të qytetit, Fulham.