Mauro Icardi ka përfunduar jashtë skuadre tek PSG. Trajneri Galtoer deklarpoi se nuk mund të stërvisë lojtarë që nuk janë në plane dhe në këtë mënyrë argjentinasi sëbashku me emra të tjerë të lënë jashtë ekipi si , Kehrer, Kursaëa, Herrera, Draxler e Gueye po stërviten nga një trajner i caktuar për ta në një fushë të ndryshme nga skuadra e parë. Ish kapiteni i Interit që ka edhe dy vite kontratë me parizienët po kërkon një klub të ri dhe sipas mediave në Itali i është propozuar Juventusit, bardhezinjtë kanë refuzuar menjëherë. Ka qënë trajneri Allegri ai që është treguar kategorik dhe i ka thënë “jo” afrimit të mundshëm të 29 vjecarit. Kujtojmë që në 2019-ën Icardi ishte shumë pranë transferimit tek Juventusi, por në atë rast Interi nuk pranoi që ta dërgonte sulmuesin tek rivalët e përjetshëm.
Ndërkohë që ka një ngadalësim në pistën që të dërgon tek Memphis Depay.Lojtari po kërkon kohë për të vendosur. Aubameyang mund të kalojë tek Chelsea dhe dicka e tilë do ti krijonte Depay-t me tepër hapësira tek Barcelona, në këtë mënyrë aim und edhe të vendosë të qëndroj, megjithatë për momentin situata është në “ajër” edhe pse interesimi i Juves për holandezin është konkret. Alternativat janë Martial, Muriel i Atalantës dhe Milik i Marseille.