Juvja pranë akordit për Zaniolon, kërkohet Firmino

Sport

Merkato e Juventusit ka nisur te nxehet dhe nuk janë të pakët emrat që po përmenden si pjesë e objektivave të klubit italian. Në fokus është Nicolo Zaniolo. Informacionet për një kalim të mundshëm të talentit të Romës tek Juvja sa vijnë e marrin nota më optimiste për klubin nga Torino. Mediat në Itali raportojnë se akordi mund të jetë shumë pranë , madje vetëm detajet kanë mbetur deri në „ok“ përfundimtar. Bardhezinjtë ofrojnë 10 milion euro për huazimin teksa verën e ardhshme do të jenë të detyruar ti paguajnë Romas 30-35 milio euro për kartonin e 22 vjecarit, kontrata e të cilit me verdhekuqtë përfundon në 2024-ën. Edhe pse disa klube janë në gjurmët e Zaniolos, ai deshiron vetëm fanellën bardhezi dhe me rrjedhën që po marrin bisedimet, gjasat janë që deshira e lojtarit të realizohet.

 

Ndërkaq në skenë për qëndrën e sulmit ka dalë Roberto Firmino. Braziliani e ka humbur pozicionin në hierarkitë e Jurgen Klopp-it dhe mund të vendosë të largohet nga Liverpooli. Drejtuesit e „Zonjës së Vjetër“ po e monitorojnë situatën. Përsa i përket zëvendësuesit të De Ligt i cili ka kërkuar të largohet, Juvja ka evidentuar brazilianin e Arsenalit, Gabriel, por klubi londinez nuk e shet kartonin e qëndërmbrojtësit për më pak se 40 mln euro.