Carlos Alcaraz është zyrtarisht një lojtar I Juventusit. Mesfushori ka ardhur në formën e huazimit deri në fund të sezonit nga akuadra e Southampton, teksa në marrëveshjen e arritur ndërmjet klubeve, Zonja e Vjetër ka të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit në fjalë, por që sigurisht, kjo do të varet nga performancat e lojtarit në vijimësi të sezonit.
Thënë këtë, vetëm për huazimin e futbollistit, Juventusi ka paguar 3 milionë euro në arkat e Southampton, ndërsa nëse vendos ta blejë argjentinasin në mënyrë përfundimtare, atëherë, operacioni parashikohet të shkojë plot 50 milionë euro. Kjo është edhe shuma totale që klubet në fjalë janë dakordësuar për një blerje të mundshme.
Në fakt, Carlos Alcaraz ishte një lëvizje surprizë e Juventusit, pasi në mediat përtej detit, por edhe më gjerë se kaq, kjo çështje nuk ishte përfolur aspak. Madje, ishte hamendësuar, se objektiv i Juventusit ishin të tjerë emra futbollistësh.
Deri në këtë fazë të sezonit me Southampton, Alcaraz ishte aktivizuar 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë këtu Championship, Carabao Cup dhe FA Cup. Në këtë total, mesfushori kishte shënuar 4 gola dhe 3 asiste.
Teksa mbetet për t’u parë se sa I rëndësishëm do të rezultojë Alcaraz me fanellën bardhezi, përpara se të zbarkonte në Torino, argjentinasi I kreu vizitat mjekësore në Londër, vetëm që operacioni të mbyllej në kohë, duke qenë se merkatoja e Janarit ishte në orët e saj të fundit.