Juventusi vijon me ecurinë pozitive në Serie A, Di Maria me statistikat më të mira

Sport

Juventusi vijon ecurinë e rezultateve pozitive në Serie A. Në javën e 23, skuadra bardhezi fitoi me rezultatin 2-0 në transfertën e Spezias. Si filli, duhet të vinte minuta e 32 e sfidës, që klubi torinez të kalonte në epërsi me autor Moise Kean.

Ndërsa në të 66-tën, Angel Di Maria dyfishoi rezultatin për skuadrën mike. Pavarësisht problemeve fizike që nuk e kanë lejuar të japë më të mirën e tij përgjatë sezonit, statistikat e argjentinasit mbeten mbreslënëse.

Di Maria është përfshirë gjithësej në 10 gola, me 4 finalizime dhe 6 asist, duke kontribuar në këtë mënyrë një gol në çdo 97 minuta të luajtura, çka është mesatarja më e mirë drejt rrugës së golit për një lojtar të Juventusit.

Falë këtij suksesi ndaj Spezias, ekipi I drejtuar nga Massimiliano Allegri është ngjitur tashmë në kuotën e 32 pikëve në kampionat, e si pasojë klasifikohet në vendint e 7-të. Synimi I 36 herë kampionëve të Italisë është të marrin pjesë në kupat e Europës për edicionin e ardhshëm, mirëpo për ta bërë diçka të tillë, rruga duket mjaft e gjatë.

Rivali më I afërt në tabelë që klasifikohet mbi Juventusin është Atalanta e vendit të 6-të, me 9 pikë më tepër sesa bardhezinjtë.