Juventusi vendos rekord barazimesh në historinë e klubit

Sport

Juventusi ngec në barazim ndaj Leçes. Edhe atëherë kur u duk se ishte shumë pranë, skuadra bardhezi nuk ka mundur të fitojë dot, teksa në javën e 14 të kampionatit, ka pësuar një tjetër ndalesë, të dytën radhazi dhe të tetën deri në këtë fazë të sezonit. Në Leçe përfundoi 1-1. Torinezët ishin duke fituar deri në minutën e 93, falë golit të Cambiasos në pjesën e dytë, mirëpo atëherë kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në fazor të miqve, të zotët e shtëpisë, nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit.

Ante Rebiç ndëshkoi Juventusin, që kështu mbetet në vendin e gjashtë me 26 pikë, 6 më pak sesa Napoli kryesues. Për herë të parë, Juventusi ka vendosur një rekord në të gjithë historinë e klubit në Serie A, duke shënuar 18 barazime brenda një viti kalendarik. 17 kishte regjistruar në 1956-tën e largët.

Zonja e vjetër duket sikur ka ngecur mese një vorbulle dhe nuk po mundet të dalë dot prej andej. Në 19 ndeshje të luajtura mes kampionatit dhe Champions League, Juventusi ka barazuar në 10 prej tyre, ka fituar 8 dhe ka humbur 1. Në ndeshjen e ardshme.

Sa i opërket kësaj situate, në konferencën për mediat, trajneri Thiago Motta është shprehur se ekipi duhet të shmangë pësimin e golave në minutën e fundit. Sidoqoftë, tekniku bardhezi ka dalë në mbështetje të lojtarëve të tij, ndërsa ka thënë se tashmë, përqendrimi duhet të jetë vetëm në ndeshjen e ardhshme.