Juventusi shkëputet me 20 pikë, vendet në Champions mbeten të diskutueshme!

Sport

juve12
Fundjava në Serie-A dha një tjetër zhvillim interesant për sa i përket luftës për në kupat e Evropës, teksa Juventus shkoi në plus 20 pikë distancë nga Napoli i vendit të dytë. Fillimisht super-sfida Juve-Milan pati plot debate për vendimet arbitrale. Kuqezinjtë e Gattusos u përmbysën 2-1 me një penallti të Dybalas dhe Kean. Kjo ndalesë e Milanit ishte mundësi e artë për skuadra si Inter, Atalanta, Lazio e Roma, por nga këto vetëm verdhekuqtë e Claudio Ranierit arritën të merrnin 3 pikë. Kundër Sampdorias vendimtar rezultoi Daniele De Rossi që shënoi një gol mjaft të diskutueshëm në minutën e 75-të. Për pretendentet e tjera, dueli Inter-Atalanta që mund të zgjidhte shumë mes të dyja skuadrave u ndal në barazim pa gola 0-0. Në sfidën që pa sërish kontestime nga tifozët për Icardin, u ndanë nga 1 pikë.

serie a juventus v empoli 54174330 5761 11e9 a3e2 a2adcdfec8f1

Po 1 pikë mori edhe Lazio ndaj Sassuolos. Por ndeshja e tyre ishte goxha më e fortë. 4 gola u shënuan në pjesën e dytë me nga dy për secilën skuadër. Barazimi për lazialët u shënua nga Lulic në minutat shtesë. Ndërkohë zhgënjeu sërish Napoli që pas humbjes me Empolin javën që shkoi nuk arriti të mundte Genoan në shtëpi, edhe pse këta luajtën me 10 lojtarë. Për Ancelottin asgjë më shumë se një rezultat 1-1. Kështu pas javës së 31-të, klasifikimi sheh Juventusin të kryesojë me 84 pikë, 20 më shumë se Napoli. Pastaj vjen Interi me 57 pikë dhe në vendin e katërt është Milani me 52. Këtë vend e diskutojnë edhe Atalanta, Roma, Lazio e Torino.