Juventusi rinovon kontratën me Nicolo Fagiolin

Sport

Juventusi rinovon zyrtarisht kontratën me Nicolo Fagioli deri në vitin 2028-të, diçka që në fakt pritej, duke u bazuar në raportimet e fundit të mediave përtej detit. Për momentin, lojtari nuk mund të luajë futboll, pasi është i pezulluar nga aktiviteti deri në 19 Maj, për shkak të angazhimit të platforma të paligjshme të basteve online. Mesfushori do të rikthehet në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri në javën e fundit të kampionatit, sikurse është ndeshja ndaj Monzas, ndëra gjatë kësaj kohe do të stërvitet rregullisht me skuadrën e parë.

Mirëpo deri atëherë, Juventusi ka vendosur të qëndrojë në mbështetje të lojtarit dhe rinovimi i kontratës ëshë pikërisht prova më e madhe që e vërteton një gjë të tillë.

Në kanalin zyrtar të klubit të Zonjës së Vjetër thuhet se kubi është në mbështetje të lojtarit përgjatë këtij rrugëtimi dhe do të qëndrojnë me të për t’i garantuar atij një periudhë sa më të shëndetshme terapeutike.

Fagioli është një nga djemtë e shtëpisë dhe rinovimi i kontratës do të thotë se e ardhmja e 22 vjeçarit do të jetë në Allianz Stadium. Mesfushori në fjalë erdhi nga ekipet zinxhirë dhe është bashkuar me skuadrën e parë të Juventusit në Janarin e 2021-shit, por më pas u huazua menjëherë në radhët e Cremoneses, ndërsa rikthimi në Torino do të ishte pikërisht në Qershorin e 2022-shit. Që prej atëherë, Fagioli ka luajtur 45 ndeshje në të gjitha garat me Juventusin, ka shënuar 3 gola e ka dhënë gjithashtu 6 asiste. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as trofetë e fituar. Një kampionat, një Kupë dhe një Superkupë të Italisë.