Juventusi rikthehet tek fitorja, por skuadrës i dëmtohen dy lojtarë

Sport

Juventusi I ka dhënë fund ecurisë së 4 ndeshjeve radhazi pa fitore në Serie A, teksa në javën e 26 është rikthyer të marrë tre pikë. Diçka të tillë, Zonja e Vjetër e bëri ndaj Frosinones në shtëpi, duke fituar me rezultat të ngushtë 3-2. Pavarësisht se në letër konsiderohej një duel I lehtë, në fushë nuk rezultoi I tillë.

Pjesa e parë prodhoi plot 4 gola, me skuadrat që u futën në dhomate zhveshjes në barazim 2-2. E në fakt, rezultati do të mbetej I tillë, deri në minutën e 95, kur për të zotët e shtëpisë mendoi mbrojtësi Daniele Rugani, I asistuar nga Vlahoviç, I cili në vitin 2024 është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të Juventusit. Shtatlarti I ofensivës po tregon versionin e tij të vërtetë, teksa tashmë ka shkuar në kuotën e 15 golave në kampionat dhe renditet I dyti, pas Lautaro Martinez, që kryeson listën me 22 finalizime.

Si pasojë e këtij suksesi, Juventusi vijon të konsolidojë vendin e dytë, me 57 pikë në klasifikim, 4 më tepër sesa Milani I vendit të tretë dhe 9 më pak sesa Interi kryesues.

Vlen të theksohet se ftorja ndaj Frosinones ka rezultuar historike për trajnerin Massimiliano Allegri, I cili është bërë trajneri I parë në historinë e Serie A që arrin të grumbullojë plus 1000 pikë me skuadrat që ka drejtuar në karrierë. Këtë shifër stratosferike, livornezi e ka arritur falë 301 fitoreve, 99 barazimeve dhe 96 humbjeve.

Megjithatë, nga dueli me Frosinonen, Juventusi ka marrë gjithashtu edhe 2 lajme mëse negative. Adrien Rabiot dhe Ëeston McKennie janë dëmtuar të dy dhe si pasojë, do të mungojnë 2 javë. Francezi ka ndrydhur gishtin e madh të këmbës së djathtë, kurse amerikani ka ndrydhur shpatullën. Gjendja e të dy lojtarëve do të mbahet në monitorim përgjatë ditëve të ardhshme.

Dy ndeshjet e radhës të Juventusit në kampionat, do të jenë ndaj Napolit dhe Atalantës, çka do të thotë se trajneri Massimiliano Allegri do të jetë në emergjencë lojtarësh për repartin e mesfushës.