Juventusi ka refuzuar 60 milionë euro për Pjanicin. Ishte ky lajmi i pasdites së të martës njoftuar nga gazeta spanjolle AS, e cila tregonte për prapaskenat e Realit të Madridit që mbetet në kërkim të një lojtari me emër në merkaton e kësaj vere. Sipas raportimeve në Spanjë, boshnjaku konsiderohej si alternativa perfekte për të përforëcuar skuadrën krahas brazilianoit Thiago Alcantara. Ky i fundit, prej disa javësh, i mbetur në pikëpyetje rreth së ardhmes së tij. Të njëjtat shifra madje dhe i njëjti raportim pati zënë vend edhe në të përditshmet italiane një ditë më parë.
Duket se ardhja e Ronaldos te Juventusi i ka frymëzuar edhe më shumë lojtarët bardhezi që të besojnë më tej te projekti torinez edhe pse ende nuk kanë mundur të fitojnë një titull të Champions League-ës. 28-vjecari u transferua te Juventusi vetëm dy vite më parë për shifrat e 32 milionë eurove. Pas pesë sezonesh me Romën, atje ku u soll prej Lyonit, Pjanic mori të gjitha tiparet e një lojtari të afirmuar. Tashmë me 2 kampionate dhe 2 kupa italie të fituara, ai ka shijuar edhe sukseset e para. Sipas gazetës AS për shërbimet e tij u interesua edhe Barcelona, por kjo e fundit u tërhoq përballë vlersimit prej 80 milionësh që bardhezinjtë kanë për lojtarin e tyre.