Juventusi po i afrohet me telashe derbit ndaj Torinos, 3 mungesa të sigurta për skuadrën bardhezi

Sport

Juventusi po i afrohet me telashe derbit ndaj Torinos. Zhgënjimi në Superkupë, por edhe ulje-ngritjet e treguara në kampionat, e kanë bërë situatën në kampin e Zonjës së Vjetër, që të mos jetë edhe aq i qetë. Mirëpo, i gjendur në preisonin që duhet të marrë me çdo kusht rezultate pozitive, trajneri Thiago Motta, edhe një herë tjetër, duhet t’i bëjë llogaritë pa të paktën 3 lojtarë titullarë. Dusan Vlahoviç nuk do të jetë gati për derbin ndaj Torinos. Serbi vuan nga probleme fizike, të cilat i ka shfaqur në stërvitje përgjatë ditëve të fundit dhe si pasojë nuk ka mundur të bëhet dot gati në kohë. Por, nuk mbyllet këtu.

Një tjetër lojtar që nuk do të jetë gati për të luajtur në fundjavë, është edhe Francisco Conceicao, gjithashtu me probleme fizike. Portugezi u dëmtua në stërvitje përpara ndeshjes gjysmëfinale me Milanin në Superkupën e Italisë, kështu që nuk do të jetë i gatshëm, diçka që është konfirmuar nga Motta në konferencën mediatike. Një mungesë gjithashtu e sigurt për Zonjën e Vjetër do të jetë edhe Manuel Locatelli, i cili është i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë. Ashtu si zakonisht, derbi i Torinos, pritet të kthehet sërish në një betejë sportive. Torino e vendit të 11,do të synojë përmirësimin apo ngjitjen sa më lart në tabelë, kurse Juventusi i vendit të pestë, është i detyruar të mbajë ritmin e ekipeve të para të renditjes.