Juventusi ofron sulmuesin Dusan Vlahoviç drejt United, në shkëmbim me Joshua Zirkzee

Sport

Juventusi është gati të ofrojë në shkëmbim drejt Manchester United sulmuesin Dusan Vlahoviç dhe të marrë prej andej Joshua Zirkzee. Serbi nuk po arrin të “ndizet” dot në skuadrën bardhezi. Ndonëse ka shënuar 12 gola në 23 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticonet këtë sezon, sërish, shtatlarti i ofeosivës, e sheh veten në qendër të kritikave, pasi pritshmëritë ndaj tij janë më të mëdha. Në kushte si këto, Juventusi është në kërkim të një tjetër sulmuesi, ndërsa sikruse raportojnë mediat në Angli, drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë gati t’i propozojnë klubit britanik, një shkëmbim të drejtpërdrejtë mes Vlahoviç dhe Zirkzee. Ky i fundit, është gjithashtu larg pritshmërive në Old Trafford, teksa deri më tani ka mundur të shënojë vetëm 4 gola në të gjitha garat, ndonëse ndeshje të luajtura janë 28. Pra, statistikisht, Zirkzee është më poshtë sesa Vlahoviç në aspektin e shënimit, mirëpo drejtuesit juventinë dhe trajneri Thieago Motta, mesa duket, janë të bindur se zgjidhja e problemeve të sulmit bardhezi, është pikërisht Zirkzee. Në fakt, Motta dhe Zirkzee njihien mjaft mirë mes tyre, për shkak të së shkuarës tek Bologna dhe mesa duket, ky është edhe argumenti i fortë, se dyshja në fjalë, mund të ketë sërish sukses në një tjetër klub. Se ç’do të sjellin ditët e ardhshme të merkatos dimërore, kjo mbetet për t’u parë, por duhet theksuar gjithashtu se për Zirkzee interesohet edhe Napoli, pavarësisht se destinacioni më i mundshëm duket Juventusi. Sidoqoftë, koha do të jetë dëshmitare e ngjarjeve që do të ndodhin në të ardhmen e afërt.