Juventusi nuk ndahet nga barazimet edhe në Champions League

Sport

Juventusi nuk i ndahet sindromës së barazimeve edhe në UEFA Champions Legaue. Në javën e shtatë të Fazës së Ligës, Zonja e Vjetër vizitoi skuadrën e Club Brugge në tranfertë, ndeshje e cila përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0. Në 28 ndeshje të luajtura në Serie A dhe Champions League, Juventusi ka barazuar plot 16 prej tyre. 13 prej këtyre barazimeve janë në kampionat, kurse 3 të tjerat në Champions. Pra, ekipi torinez barazon më tepër se 50% të totalit, çka është një tregues se skuadra e drejtuar nga Thiago Motta, has shumë vështirësi për të dërguar topin në rrjetë apo për të gjetur një formulë që të dërgon më shpesh drejt fitores.

Dueli me belgët e Brugge, ishte një tjetër ndeshje me performancë relativisht të dobët. Për këtë gjë, mjafton të përmendim faktin se që nga viti 2012-të, kjo është hera e parë që një ndeshje e UEFA Champions League, përfundon me vetëm një gjuajtje në portë përgjatë të gjithë 90 minutëshit.

I pakënaqur me atë që ndodhi në fushë, ishte edhe trajneri i Zonjës së Vjetër, Thiago Motta, i cili ka kërkuar më tepër angazhim nga sulmuesit. Megjithatë, kualifikimi në play-off të Champinos League, është një objektiv thuajse i arritur për Juventusit, ndërsa mundësitë për t’u renditur mes më më të mirave të Fazës së Ligës, tani janë shumë të vogla.