Juventusi mund të marrë në huazim mbrojtësin e Barceloës

Sport

Juventusi mund të marrë në huazim qendërmbrojtësin e Barcelonës në merkaton e Janarit, Ronald Araujo. 25 vjeçari sapo është kthyer nga një dëmtim i gjatë, por mundësitë janë të mëdha, që deri në fundin e sezonit, do të largohet nga Barcelona. Bilanci financiar, është kthyer në një problem të madh për klubin katalanas, aqsa nuk po mundet të regjistrojë dot Dani Olmon, me këtë të fundit, që rrezikon të largohet edhe si lojtar i lirë nga Barcelona. Në kushte si këto, drejtuesit e shoqërisë spanjolle, po bëjnë çdo gjë të mundur që të gjejnë formulën e duhur, vetëm e vetëm që Olmo të regjistrohet. E mesa duket, një prej lojtarëve të sakrifikuar në këtë situatë, do të jetë pikërisht Ronald Araujo, i cili paguhet 6 milionë euro në sezon nga Barcelona. 27 herë kampionët e La Ligas, duan të shpëtojnë nga kjo shumë dhe zgjidhja më e mirë e momentit, është huazimi i futbollistit në një tjetër klub. Në fakt, Araujo është një futbollist që do t’i bënte shumë punë Zonjës së Vjetër, duke marrë parasysh dëmtimet e shumta këtë edicion, sidomos në repartin e prapavijës. Në një situatë si kjo, Araujo ka pranuar të bëhet pjesë e Juventusit. Uruguajani po përpiqet ta ndihmojë klubin me këtë lëvizje, ndonëse dëshira e tij është të luajë për Barcelonën, klub me të cilin ka një kontratë, deri në verën e 2026-tës. Megjithatë, këto janë vetëm raportimet e para mbi një temë të tillë dhe padyshim, të tjera zhvillime interesante priten në ditët e ardhshme.