Juventusi mund të marrë frymë lirisht, dëmtimi i Paul Pogba nuk është serioz

Sport

Juventusi mund të marrë frymë lirisht. Dëmtimi i Paul Pogba nuk është serioz. Në ndeshjen ndaj Empolit, për një çast, mesfushori shfaqi disa probleme fizike, që në bankinën bardhezi shkaktoi menjëherë dhimbje koke.

Megjithatë, në kampin e Zonjës së Vjetër, mund të ndihen të qetë. Ekzaminimet e para, kanë treguar se Pogba ka thjesht një mbilodhje moskulore në kofshën e djathtë dhe asgjë më tepër se kaq.

Nuk ka asnjë dyshim se ky lajm, është një çlirim i madh për Juventusin, pasi drejtuesit e klubit kanë besim të jashtëzakonshëm se shtatlarti i mesfushës do të rikthehet në formën më optimale dhe do të bëjë diferencën në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri. Në kushte si këto, francezi pritet të jetë sërish gati për gjigantin italian, menjëherë pas pauzës së kombëtareve.

I afruar me bujë një vit më parë, Pogba ende nuk e ka dhënë atë që pritet prej tij në “Allianz Stadium”. Në edicionin që lamë pas, më të shumtën e kohës, 30 vjeçari e kaloi i dëmtuar, si pasjë e lëndimit të rëndë që pësoi në gju.

Megjithatë, ish-lojtari i Manchester United mendohet t’i ketë lënë pas të tilla probleme dhe shpreson që të mos ndalet më për vazhdimësinë.