Juventusi mund të afrojë lojtarin e Manchester United

Sport

Juventusi ka nsiur të interesohet për Jadon Sancho. Që prej kohës kur u bë pjesë e Manchester United në verën e 2021-shit për rreth 100 milionë euro, britaniku ka vuajtur shumë në Old Trafford, teksa për asnjë moment nuk ka arritur të gjejë dot formën e tij më të mirë.

Mirëpo që në nisje të këtij sezoni futbollistik, situata ka ardhur duke u përkeqësuar. Në Shtator, anësori i sulmit nisi një konflikt me trajnerin e skuadrës, Erik ten Hag, që ende nuk ka arritur ta zgjidhta zgjidhë dot, e madje duket se nuk do të zgjidhet ndonjëherë.

Në kushte si këto, lojtari nuk gëzon më asnjë të drejtë në skuadrën e parë të Manchester United, por është duke qëndruar me ekipin e moshave, në pritje për të mësuar se ç’do të ndodhë me të ardhmen e tij, që mund të jetë gjithëkund tjetër, por jo në Old Trafford.

Thënë këtë, United është në pritje të një klubi që të interesohet për Sanchon, e sikurse bëjnë me dije mediat e huaja, është pikërisht Juventusi që është shfaqur në horizont. Në emergjencë futbollistësh, Zonja e Vjetër e kërkon lojtarin që në merkaton e Janarit, por me formulën e huazimit dhe me kushtin që gjatë këtij afati kohor, një pjesë e pagës së Sanchos të paguhet nga United dhe një pjesë nga Juventusi.

Mbetet për t’u parë nëse të dyja klubet në fjalë do munden të gjejnë një marrëveshje, në mënyrë që Sancho të bëhet pjesë e organikës së trajnerit Massimilano Allegri, apo  britaniku do ta mbyllë edhe këtë sezon në Manchester, atje ku ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2026-tës.