Juventusi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, atje ku e pret Interi

Sport

Juventusi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në çerekfinale, bardhezinjtë fituan me rezultatin 1-0 ndaj Lazios përpara publikut të tyre. Golin e vetëm të sfidës e shënoi mbrojtësi Bremer në minutën e 44.

Në raundin pasardhës, në gjysmëfinale, Juventusi do përballet me Interin, në një përplasje vajtje-ardhje. Dueli i parë do zhvillohet në “San Siro” në 5 Prill, ndërsa i kthimit në “Allianz Stadium” 26 Prill. Duke marrë parasysh penalizimin me 15 pikë në kampionat, fitimi i Kupës konsiderohet si varka e shpëtimit për Juventusin, pasi ajo duket rruga më e sigurt për të siguruar një vend në Kupat e Europës, konkretisht në Europa League.

Megjithatë, në kampin bardhezi, gjithashtu duhet të shpresojnë, që si fillim të mos marrin ndonjë penalizim nga UEFA për çështjev e bilanceve, sepse në këtë mënyrë do të rrezikonin përjashtimin nga çdo kompeticion europian në edicionin tjetër.

Siqoqoftë, në kampin bardhezi janë të përqendruar vetëm në të tashmen. Duke marrë parasysh që për momentin Juventusi klasifikohet në vendin e 13 në kampionat, skuadra bardhezi i ka përqendruar forcat në Kupë, e duke shpresuar se situata do vijë drejt përmirësimit