Juventusi fiton Kupën e Italisë, Allegri kërkon vëmendjen për tripletën

Sport

juhuh

Juventus arriti të arkivoi trofeun e parë sezonal duke mundur 2-0 Lazion në finalen e Kupës së Italisë. Përballë një ndeshjeje që dukej e vështirë, bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit zgjidhën gjithçka brenda pjesës së parë ku në rrjetë shkuan Dani Alves dhe Leonardo Bonucci. Festa ishte e jashtëzakonshme në fushë për Juventusin që ngriti kështu për herë të 12-të kupën e Italisë. Më shumë se kushdo skuadër tjetër. Por edhe pse të tijët zhvilluan një ndeshje perfekte ndaj Lazios duke mbetur gjithmonë nën udhëzimet e Allegrit dhe duke ofruar vetëm te futbolli i thjeshtë, trajneri ka kërkuar që euforia të mbetet larg ambientit. “Nuk është se i hodhëm tutje problemet që na u shfaqën. Por duhet të mos e heqim nga mendja që sukseset arrihen me mund dhe përkushtim. Prandaj vëmendja jonë shkon te ndeshjet që kemi përpara, kemi dy objektivë të tjerë për të përmbushur” – tha Allegri. Me Kupën e tretë të Italisë së fituar në tre vitet e fundit, Juventus synon të fitojë titullin kampjon të Serie-A-së për herë të gjashtë radhazi. Këtë gjë do të provojë ta bëjë që në fundjavë kundër Crotones, ndërsa më 3 qershor do të udhëtojë për në Cardiff ku do të diskutojë finalen e Champions League-ës. Në Itali prej kohësh përflitet për një tripletë titujsh, të cilën e ka realizuar vetëm Interi në sezonin 2010-të, por Allegri ka këmbëngulur sërish se skuadra duhet të mbetet e fokusuar.