Juventusi fiton derbin e Italisë ndaj Interit

Sport

Juventus fiton derbin e Italisë ndaj Interit. Sfida e “San Siros”, e vlefshme për javën e 27 të Serie A, përfundoi 1-0 për skuadrën bardhezi. Goli I vetëm I sfidës, u shënua në minutën e 23 të pjesës së parë, nga Filip Kostiç.

Ky gol I Kostiç, përveç 3 pikëve, pati një tjetër rëdnësi të veçantë për ekipin torinez, sepse ishte goli I 100 të Juventusi ka shënuar në “San Siro” ndaj Interit. Më tepër gola jashtë shtëpie, 37 herë kampionët e Italisë kanë shënuar vetëm ndaj Milanit, 117.

Më tej, për herë të parë që nga sezoni I largët, 1976/77, Juventusi I fiton të dyja ndeshjet e një edicioni ndaj Interit pa pësuar gol në asnjërën prej sfidave.

Me këtë triumph, Juventusi ngjitet në vendin e 7-të të tabelës së klasifikimit në kuotën e 41 pikëve. Kur deri në fund kanë mbetur edhe 11 javë, të besuarit e trajnerit Massimiliano Allegri, kanë të gjithë të drejtën të besojnë se vendi I 4 është mëse I arritshëm, pasi është vetëm 7 pikë larg dhe që mbahet nga Milani.

Nga ana tjetër, kjo ishte humbja e 3-të e Interit në 5 ndeshjet e fundit në kampionat dhe e 9-ta sezonale, duke pësuar më tepër disfata sesa 9 skuadrër tjetër e 8 vendeve të para të tabelës.

Për momentin, skuadra zikaltër mbetet në vendin e 3-të me 50 pikë, mirëpo rreziku për të qëndruar në mes 4 më të mirave të kampionatit tashmë është bërë mjaft I madh. Mbi kampin interist, kanë nisur që qarkullojnë sërish re të zeza për trajnerin Simone Inzaghi, I cili me këtë humbje, I ka shkuar shumë pranë shkarkimit.