Juventusi, 90 milionë euro për tre lojtarë të Real Madridit

Sport

real-madrid-66-e1460476197539-780x439.jpg

Klubi më i pasur në Itali, Juventusi tashmë kërkon të bëhet realisht i madh edhe në Evropë, ku prej disa vitesh tenton të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Për këtë arsye, në verë drejtuesit e klubit torinez kanë ndërmend të investojnë sërish dhe e përditshmja torineze Tutto Sport raporton se është gati një shifër e çmendur, plot 90 milionë euro do t’i ofrohen Real Madridit për tre lojtarë.

I pari është Alvaro Morata, sulmuesi i talentuar që është prej dy sezonesh te Juve, por është në huazim nga Reali dhe tashmë “Zonja e Vjetër” kërkon ta blejë përfundimisht për rreth 25 milionë euro, një fitim aspak i vogël për Realin, që edhe nëse e riblen sipas kontratës për 30 milionë, zor se e mban në Madrid dhe e shumta do ta shesë për 50 milionë në Angli.

 Lojtari i dytë që dëshiron Juventusi është mesfushori Isco, që tashmë vlerësohet 40 milionë euro nga klubi italian, një shifër e konsiderueshme që tundon Realin, pasi Isco në Madrid nuk ka bërë atë që pritej prej tij.

I fundit është mbrojtësi Danilo, i vlerësuar 25 milionë euro nga Juve, shifër më e ulët se 31.5 milionë eurot që Reali i pagoi Portos verën e shkuar, por duhet thënë se mbrojtësi brazilian është paraqitur dobët në Madrid dhe vlera e tij ka rënë ndjeshëm, ndërkohë që tifozët nuk e duan. /Telegrafi/