Thiago Motta, trajneri i Juventusit:
“Sonte është një mundësi e madhe për ne, të përballemi me një klub të madh siç është Manchester City. Jemi përgatitur për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. E kemi studiuar kundërshtarin me kujdes dhe e dimë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjmë. Nuk mund t’i gjykoj mbi formën e tyre të momentit, por bëhet fjalë për një skuadër, që për vite me radhë ka treguar vlera të jashtëzakonshme. Kam gjithashtu shumë respekt edhe për trajnerin e tyre, Pep Guardiola, për të cilin, faktet flasin vetë. Ai ka fituar gjithçka dhe këtë e ka bërë në mënyrë konstante. Ndeshja e sotme, nuk ka të bëjë vetëm me qarkullimin e topit, por me mënyrën sesi duhet të sillemi në fushë. E dimë se City do të sulmojë dhe do të mbajë topin. Për këtë arsye, duhet të mbrojmë mirë dhe të tregojmë kualitetin tonë në momentin kur kemi topin në zotërim. Detajet ku duhet të tregojmë vëmendje janë të shumta, por duhet të përqendrohemi maksimalisht në të dyja pjesët dhe të shmangim lejmimin e hapësirave, sidomos mes linjave. Sa i përket formacionit, sonte do të luajnë ata që e meritojnë, ndërsa ata që kanë qenë të dëmtuar për një periudhë, kanë nevojë për më tepër kohë që të kapin ritmin. Ne jemi një skuadër e re dhe mund të përmirësohemi në çdo aspect të lojës. Por me rëndësi, apo për t’u theksuar është fakti se po tregojmë një karakter në momente të vështira dhe kjo ndodh se jemi treguar të vendosur në fushë.”
Kenan Yildiz, lojtari i Juventusit:
“Ndeshja e sotme është një ëndërr e bërë realitet. Është një nga ato sfida, që e kam ëndërruar që në moshë të bogël. Champions League është një kompeticion magjik. Kam punuar shumë fort të jem këtu dhe të dëgjoj këtë himn të famshëm. Manchester City është një skuadër me shumë kampionë, sikurse Phill Foden, apo Erling Haaland. Është një nder i madh që do të luajmë ndaj lojtarëve të tillë. Jemi përgatitur mirë për këtë duel, kështu që presim të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Në aspektin personal, dua të jap maksimumin. Jemi të bashkuar dhe njëkohësisht të emocionuar që do të luajmë një takim të tillë. Sezoni im? Po shkon mirë. Është madhështore të luash me futbollistë si Cambiaso, i cili po më ndihmon shumë. Megjithatë, në futboll, gjithmonë duhet të përmirësohesh, në gjithçka. Uroj të vazhdoj të rritem dhe të shënoj gola. Thiago Motta është një trajner i madh. Jam i lumtur që punoj me të. Ai po na ndihmon shumë të gjithëve dhe unë jam gati të luaj në çdo pozicion që ai më thotë.”
Pep Guardiola, trajner i Manchester City:
“Ajo që do të na shpëtojë nga gjendja e momentit, është pikërisht loja jonë. Kemi mbërritur në këtë gjendje, sepse kemi kemi luajtur, ashtu sikurse duhet ëtë luajmë. Gjëja që duhet të bëjmë është e thjeshtë: forca jonë e madhe është topi. Ky është pikërisht suksesi ynë, sepse kur vrapojmë si të dëshpëruar kur nuk kemi zotërimin e topit, ndërsa kur qarkullojmë topin, jemi tmerrësisht të duruar. Aktualisht po sulmojmë shumë shpejt dhe nuk po i bëjmë gjërat në kohën e duhur. Prandaj, në këtë aspect, çdo skuadër tjetër, është më e mirë sesa ne. Duhet të fitojmë sërish besim, të marrim dhe të pasojmë sa më shumë topin. Sa më mirë t’i bëjmë gjërat e thjeshta, aq më shumë do të kemi besim. Sa më shumë pasime, me mijëra, apo miliona, aq më tepër të ndihmon për të rritur vetëbesimin. E di mirë kur duhet të veprojmë në këtë mënyrë, për t’u rikthyer sërish në formën tonë më të mirë. Tani, nuk po mendoj rreth tabelës së renditjes. Nuk jemi në kushte për të bërë llogari, sepse ndodhemi në një situatë ku nuk po arrijmë dot të fitojmë vazhdimisht. Nuk fituam ndaj Fenenoord në veçanti dhe në ndeshjen e parë ndaj Interit. Ndonëse u përpoqëm, në fund vetëm barazuam. Me këto katër pikë të lëna, tani kemi dy ndeshje të vështira për të luajtur, sikurse është kjo me Juventusin në Torino, Parisin në transfertë dhe Brugge në shtëpi. Duhet të marrim pikë pwr t’u kualifikuar dhe pastaj të shohim se ç’do të ndodhë.”
Ruben Dias, mbrojtësi i Manchester City:
“Jam i vendosur të shikoj përpara. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje, një mënyre për të vazhduar të gjithë së bashku. Kjo është gjëja e vetme që më rri në mendje. Pavarësisht se çfarë thonë njerëzit për ne, apo pavarësisht momenteve të vështira, ne duhet të shikojmë përpara, sepse kjo është mënyra e vetme. Tani është momenti të tregojmë karakterin tonë. Besimi ynë ka qenë gjithmonë i njëjtë. Nëse jemi në një nivel të mirë, askush nuk mund të na mposhtë dot. Nëse i rikthehemi sërish ritmit tonë, atëherë mund të bëhemi shumë të rrezikshëm. Nëse përqendrohemi maksimalisht në atë se çfarë na pret përpara dhe të mos mendojmë për atë që ka ndodhur, atëherë mund të gjejmë një zgjidhje. Besoj se gjëja e vetme që përcakton trashëgiminë tënde, është reagimi yt në momente të vështira të karrierës. Këto janë ato momente që tregojnë karakterin tënd.”