Thiago Motta, trajneri i Juventusit:
“Sonte duhet të jemi gati për të bërë gjithccka që është e mundur në fushën e lojës. Duhet të luajmë mirë, të mundim kundërshtarin dhe në fund të marrim 3 pikë. Andrea Cambiaso nuk do të jetë i gatshëm, për shkak të një problemi në kavilje. Nuk na pëlqejnë rezultatet negative, ksshtu që duam t’i harrojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Sonte kemi një ndeshje të madhe përpara dhe jemi të përqendruar për të marrë maksimumin. Në Europë, kemi bërë më mirë sesa në ligë, por fitorja mbetet synimi ynë i përhershëm. Po punojmë për të marrë gjithmonë rezultatet më të mira. Dusan Vlahovicc është mirë dhe do të jetë pjesë e skuadrës. Do të shohim nëse ai do të luajë titullar, apo do të aktivizohet në pjesën e dytë. Douglas Luiz mund të ketë një shans, sepse është duke bërë mirë, e meriton. Me Cristiano Giuntoli dhe Maurizio Scanavino, klubi është gjithmonë më afër skuadrës. Tek Juventusi, presioni është gjithmonë i lartë, sepse objektivi është vetëm fitorja dhe sonte do të kemi një mundësi për të luajtur një ndeshje të madhe përpara tifozëve tanë. Pavarësisht një rënieje fizike ndaj Napolit, në pjesën e parë, ne u treguam të mrekullueshëm. Në pjesën e dytë nuk ndodhi kështu, ndonëse duhet të ishim bashkuar sërish. Megjithatë, ajo ndeshje tashmë është një kapitull i mbyllur, kështu që jemi të përqendruar tek Benfica. Do t’i qasami kësaj ndeshjeje, sikur të ishte një përballje me eliminim, pasi kur je pjesë e një klubi të madh, fitorja është e vetmja gjë që ka vlerë. Pikërisht sonte kemi mundësi ta tregojmë diccka të tillë dhe jemi gati të japim 100% nga vetja, ndoshta edhe më shumë.”
Francisco Conceicao, sulmuesi i Juventusit:
“E dimë se Benfica është një skuadër me plot kualitet dhe që pëlqen të qarkullojë topin. Mirëpo ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë dhe në fushë të pasqyrojmë atë mbi të cilën kemi punuar vazhdimisht. Po stërvitemi fort për të ngritur nivelin tonë të lojës, në veccanti përpara tifozëve tanë. Champions League është një kompeticion që na shtyn të japim ccdo ditë më të mirën tonë, pasi njëkohësisht duam edhe të provojmë kapacitetin tonë. Kur dëgjova se Renato Veiga mund të vinte tek Juve, e telefonova dhe i sugjerova që t’i bashkohej këtij klubi, pasi jam i bindur se ai mund të na ndihmojë. Asnjëherë nuk kam shënuar ndaj Benficas dhe uroj ta bëj sonte, megjithëse gjëja më e rëndësishme është rezultati i skuadrës. Si Benfica, ashtu edhe Juventusi, synimin e tyre kryesor e kanë të fitojnë, por ne jemi të përqendruar tërësisht në lojën tonë dhe duam të rritemi ditë pas dite. Trajneri? Ai më kërkon që aftësitë e mia t’i vendos në dispozicion të skuadrës. Futbolli italian është shumë konkurues, kështu që e ndiej se mund të përmirësohem akoma edhe më shumë. Jam i bindur se kemi mësuar diccka pas humbjes ndaj Napolit. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, kështu që nga ajo ndeshje kemi shumë aspekte, prej të cilave mund të nxjerrim një mësim të mirë.”
Bruno Lage, trajner i Benfica:
“Juventusi është një skudër që punon si një grup i vetëm, qoftë në aspektin mbrojtës, ashtu edhe atë sulmues. Do të thoja se po flasim për një ekip konkurues, kështu që duhet të jemi në më të mirën tonë. Kjo është një tjetër mundësi për ne, që të bëjmë të mundur kalimin e fazës së ligës dhe të kualifikohemi në raundin me eliminim të Champions League. Kemi ardhur këtu për të fituar. Kemi edhe disa detaje të tjera për të përgatitur, ndërsa ajo që duhet të bëjmë, është të zbatojmë me përpikmëri planin tonë. Kemi treguar se ne jemi një grup me kualitet, që mund të konkurojmë ndaj kujtdo. Prandaj, sonte duhet të jemi të bashkuar, të tergojmë vendosmëri, pasi me të vërtetë që duam të kualifikohemi në fazën tjetër të Champions League. E dimë vështirësinë e të luajturit në fushën e Juventusit, por ne nuk kishim fituar asnjëherë edhe në shtëpinë e Monacos, mirëpo shkuam atje dhe morëm 3 pikë. Këtë do të përpiqemi të bëjmë edhe sonte. E dimë se kjo është ndeshja e fundit e kësaj faze, kështu që për ne kjo është një mundësi e mirë të tregojmë veten tonë. Duhet të marrim parasysh ndeshjen e fundit që zhvilluam në Champions. Ndonëse nuk fituam, arritëm të shënonim 4 gola dhe mendoj se ky është një element pozitiv që mund t’i kushtojmë rëndësi. Misioni ynë është i qartë; duam të luajmë një ndeshje të madhe, të krijojmë raste dhe të shënojmë gola. Kjo është mundësia që të ccon drejt progresit, apo kualifikimit. Jemi gati dhe të motivuar, sepse duam të bëjmë mirë në Champions League.”
Nicolas Otamendi, mbrojtësi i Benficas:
“Sonte do të zbresim në fushë, me mentalitetin e një ndeshjeje të Champions League, ndaj një rivali të madh, sikurse është Juventusit. Gjëja më e rëndësishme është që të vëmë sicc duhet në funksion planin tonë taktik dhe të bëjmë mirë në përgjithësi. Duhet të luajmë pozitivisht dhe të përpiqemi të kualifikohemi në raundin tjetër të kompeticionit. Objektivi ynë i momentit është vetëm kjo ndeshje, pasi është mëse e rëndësishme për ne. Ashtu sikurse e thashë pas takimit me Casa Pia, ne duhet të bëhemi kritikë të vetvetes dhe të vazhdojmë përpara. Sigurisht, fakti që humbëm 3-1 në transfertë, nuk dhamë një imazh të mirë. Por unë mendoj se duhet ta ndreqim këtë gabim, të stërvitemi fort, të ruajmë përqendrimin në mbrojtje dhe në sulm dhe të përmirësohemi. Besojmë 100% tek trajneri ynë. E dimë se duhet të bëjmë më mirë, se ccfarë duhet të rregullojmë. Pakënaqësia e tifozëve tanë është diccka normale. Kur nuk fitojmë dhe kur nuk marrim rezultate pozitive, ne duhet të reagojmë menjëherë, pasi në fund të fundit, fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi në futboll.”