Juventus, Ronaldo kryen stërvitjen e parë bardhezi

Sport

ronaldo juventus

Tashmë ka nisur zyrtarisht aventura e Cristiano Ronaldos me Juventusin. Portugezi ka mbyllur të dielën pushimet, teksa zbarkoi në aeroportin e Torinos me një avion privat për të startuar me të gjitha efektet përvojën e tij të re. Rreth 40 tifozë që dolën ta prisnin kanë mundur ta vështrojnë vetëm nga larg ardhjen e tij, për shkak të masave të forta të sigurisë. Ndërkohë që CR7 mbante në krah të birin, Mateo dhe shoqërohej nga e fejuara e tij, Georgina, si dhe dy bebisiterët që kujdesen për vajzat e portugezit, Eva dhe Alana Martina. Ndërsa mësohet se Cristiano jr. është ende me gjyshen në Greqi. Familja-Ronaldo u ngjit në furgonin me xhama të zi dhe iu drejtua asaj që pritet të jetë banesa e re e Ronaldos në Torino. Shoqërimi itij është bërë nga shtatë makina “Jeep” të Juventusit, ndërsa e gjithë lëvizja është bërë nën një siguri maksimale.

ronaldo trans

Pas sistemimit, të hënën ai ka nisur edhe stërvitjen në qendrën stërvitore të “Canmessa”, bashkë me të ardhurit e tjerë nga pushimet, Dybala, Higuain, Cuadrado, Douglas Costa dhe Bentacour. Ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës do të kthehet në Torino vetëm më datë 8 gusht, pasi të mbyllë turneun e miqësoreve në Amerikë. Debutimi zyrtar për CR7 me fanelën bardhezi do të jetë më 12 gusht, në klasiken që Juventusi luan në familje, mes skuadrave A dhe B në Vilar Perosa. Më pas do të pritet për ta shikuar në aksion, në javën e parë të Serisë A, që Juventusi do ta luajë në transfertë ndaj Chievos.