Juventus-Porto, deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

rtre5r

Massimiliano Allegri, Juventus: Jam i sigurt se Porto do të luajë fort, pasi ata dinë s’i ti përballin këto lloj ndeshjesh. E treguan edhe me Romën në “Play-Off”. Atë ndeshje ua kam vënë lojtarëve, që ta shohin dhe ta dinë se c’duhet të presin nga Porto. Qasja jonë duhet të jetë sikur rezultati të ishte 0-0. Kualifikimi është e vetmja gjë që ka rëndësi. Në tetor të gjithë mendonin se Bayerni ishte në krizë, por tanimë ata janë favoritë. Gjërat ndryshojnë shumë shpejt në futboll.

Paulo Dybala, Juventus: Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje pa pësuar gol. Kemi një mbrojtje të fortë. Jemi 11 që kthehemi të mbrojmë kur nuk e kemi topin. Dimë se si sulmon Porto dhe do japim maksimumin për të mos pësuar asnjë gol. Sigurisht për moshën që kam, të fitoj Champions League-ën në vitin e dytë timin këtu do ishte një cmenduri. Kam shokë që gjithashtu duan ta fitojnë, dhe të tjerë që e kanë fituar tashmë, prandaj jemi të gjithë të motivuar për të provuar që ta fitojmë këtë trofe.

Nuno Espirito Santo, Porto: E kemi një plan. Kemi një mori opsionesh dhe cdo lojtar, përvec Tellesit, është i gatshëm për të dhënë maksimumin. Skuadra gëzon një shpirt të shkëlqyer për të fituar dhe duam që atë ta shprehim në fushë. Të gjithë janë 100% të përqendruar dhe jemi këtu për ta provuar deri në fund. Përballë kemi një skuadër që në shtëpi s’ka humbur prej shumë kohësh, por ne vijmë këtu me një motivim të shkëlqyer.

Yacine Brahimi, Porto: E dimë që kjo ndeshje është më e komplikuar se ndeshja e parë, por do të hyjmë në fushë, mentalisht të fortë, për të treguar se jemi një skuadër e madhe. Do të japim maksimumin për t’i kaluar këto 1/8-ta.