Juventusi arrin një fitore me shumë peshë në javën e 24 të Serisë A. Në shtëpinë e tyre, bardhezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Veronës, me skuadrën e Massimiliano Allegrit, që shënoi nga një gol për çdo pjesë. Mirëpo elementi që bëri diferencën në këtë 90 minutësh, ishte fakti se të dy golat u shënuan nga blerjet e merkatos së janarit. Konkretisht Dusan Blahoviç dhe Denis Zakaria. Sulmuesi serb e gjeti rrjetën në minutën e 13-të, i asistuar nga Paulo Dybala. Më pas, në fraksionin e dytë, Zakaria, në minutën e 61 vulosi fatin e këtij takimi.
Që prej sezonit 1994/95, kjo është vetëm hera e 2-të që dy futbollistë të Juventusit debutojnë me gol në Serinë A. Për herë të parë diçka e tillë kishte ndodhur në shtator të 2011-tës. Konkretisht Arturo Vidal dhe Stephan Lichtsteiner, të cilët finalizuan ndaj Parmës.
Për Dusan Vlahoviç, përveç golit që në debutim me Juventusin, ky ishte finalizimi i 18-të për të këtë sezon nga Serinë A. Këto të dhëna, e bëjnë 22 vjeçarin të jetë golashënuesi i dytë më i mirë në 5 kampionatet kryesore të Europës. Përpara tij qendron vetëm Robert Lewandowski në Bndesligë, me 24 finalizime. Me këtë sukses të arritur ndaj Veronës, pas 24 javëve kampionat, Juventusi renditet në vendin e 4 të tabelës së klasifikimit në kuotën e 45 pikëve.