Juventus, Nico Gonzalez drejt rikthimit

Sport

Dëmtimi i rëndë i pësuar nga Juan Cabal ka krijuar një situatë emergjence në radhët e Juventusit. Kolumbiani me gjasa mund të ketë mbyllur sezonin e tij, por nga infermieria e bardhezinjve ka edhe lajme të mira. Nga ajo që raportojnë mediat italiane, sulmuesi Nico Gonzalez është drejt rikuperimit të plotë. Pas rreth një muaji pushim, Gonzalez ka nisur të bëjë stërvitjen e plotë, duke u shfaqur në kushtet optimale për të bërë një rikthim të tij në fushë. Duke parë situatën alarmante të dëmtimeve te klubi torinez, padyshim që Nico Gonzalez do të provojë t’i japë një ‘frymëmarrje’ trajnerit Thiago Motta, i cili me gjasa, do të shfrytëzojë ndalesën e futbollit të përfaqësueseve për të menduar improvizimet e radhës. Mungesat e shumta bëjnë që te Juventusi të mendojnë të shfrytëzojnë të gjitha alternativat e mundshme dhe një ide e lindur së fundmi, është ajo e pozicionimit të Nico Gonzalez në qendër të sulmit. Edhe pse argjentinasi preferon të luajë si një sulmues anësor, kryesisht nga krahu i djathttë, Motta thuhet se po e vlerëson realisht konsiderimin e Nico Gonzalez si një alternativë të Vlahovic. Edhe pse golat nga sulmuesi serb nuk kanë munguar, Motta dhe drejtuesit e Juventus presin akoma më shumë nga Vlahovic, i cili në anën tjetër, është një nga lojtarët me më shumë minuta deri më tani. Sulmuesi kryesor i Juventusit llogarit një mesatare prej 80 minutash lojë në çdo ndeshje të këtij sezoni, duke e bërë të domosdoshme gjetjen e një alternative të tij, në mungesë të Milik, që vazhdon të jetë i dëmtuar, pa një datë të saktë rikthimi. Nico Gonzalez në anën tjetër, ka provuar, edhe pse në pak raste, nën drejtimin e Italianos tek Fiorentina, të luante si një sulmues qendre, por jo si një pikë referimi. Me emra si Yildiz, Ëeah apo Conceicao që mund të mbulojnë pa probleme krahët e sulmit, Nico Gonzalez duket si profili më i përshtatëm për të qëndruar në majën e sulmit, në vend të Vlahovic. Gjithësesi, këto lëvizje nga Thiago Motta do të vijnë vetëm kur sulmuesi argjentinas të fitojë formën optimale, teksa parashikohet të jetë në fushë në takimin e ardhshëm të Juventusit në ‘Serie A’, përballë kuqezinjve të Milanit.