Java e 29 e Serie A, parashikohet të rezultojë vendimtare për të ardhmen e trajnerit të Juventusit, Thiago Motta. Humbja 4-0 në shtëpi nga Atalanta, e ka lëkundur shumë pozicionin e teknikut bardhezi, i cili tani po vëzhgohet në lupë nga drejtuesit e klubit dhe presioni për një shkarkim të mundshëm, tani është shumë i madh.
Siç raportojnë mediat italiane, ndeshja e ardhshme e kampionatit, që Juventusi do të luajë ndaj Fiorentinës në transfertë, mendohet të jetë treni i fundit për trajnerin Motta. Në rast të një tjetër humbjeje, atëherë, mesfushori mund të mos jetë më trajner i Juventusit dhe dikush tjetër do të marrë pozicionin e tij.
Megjithatë, edhe nëse fiton ndaj Fiorentinës, javët e mbetura të Serie A, do të jenë gjithashtu përcaktuese të së ardhmes së ish-teknikut të Bolognas. Nëse Juventusi nuk siguron dot kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, atëherë, aventura e Mottas në stolin e Zonjës së Vjetër, mund të konsiderohet e përfunduar.
Për momentin, Juventusi qëndron në vendin e katërt me 52 pikë, ndërsa presioni nga skuadrat e tjera është shumë i madh. Më poshtë, renditen Lazio dhe Bologna, konkretisht me nga 51 dhe 50 pikë secila.