Juventus mposht Milanin, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Sport

miralem pjanic luca antonelli juventus milan 1ecalfdd0umbc13chy34ztmabi 550x309

Juventusi ka fituar ndaj Milanit me rezultat 2-1 në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zonja e Vjetër ishte më e mirë dhe ishte një kualifikim i merituar për vendasit.

Goli i parë në takim erdhi nga Paulo Dybala në minutën e 10-të pas një asistimi nga Juan Cuadrado.

Në minutën e 21-të shënoi edhe Miralem Pjanic, shënoi një super golë nga gjuajta e lirë dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Milani e filloi pjesën e dytë më mirë dhe në minutën e 53-të shënoi Carlos Bacca.
Por, për mysafirët çdo gjë u bë më e vështirë në minutën e 54 kur Manuel Locatelli u ndëshkua me karton të kuq.

Në gjysmëfinale Juventusi do të përballet me Napolin.

Ndërsa tekniku italian, Allegri ka thënë se ishte një paraqitje e mirë nga Zonja e Vjetër dhe shpreson që këtë vit të kualifikohen së paku në finale, pse jo dhe ta fitojnë.

“Nuk do të thosha se vuajtëm në pjesën e dytë. E dimë nga shumë ndeshje këtë sezon se Milani nuk dorëzohet, pa marrë parasysh rezultatin ata vazhdojnë të luajnë futbollin e tyre”.
Kemi fituar Kupën e Italisë në dy vitet e fundit dhe shpresoj që këtë herë së paku të shkojmë në finale”.

“Komplimente lojtarëve, kanë bërë paraqitje të mirë”, ka thënë Allegri për Rai Sport.