Juventus-Monaco, Allegri dhe Buffon besojnë se mund të shpallen kampjonë

Sport

juhruhr

Falë fitores me rezultat të përgjithshëm 4-1 ndaj Monacos, Juventus u bë finalistja e parë e Cardiffit, duke ndezur shpresën se triumfi në Champions League është më se i arritshëm. Bardhezinjtë treguan edhe njëherë një lojë fantastike, tejet të balancuar dhe sipas trajnerit Massimiliano Allegrit, me këtë mënyrë loje ka shumë mundësi që Juventus ta ngre trofeun. “Mendoj se kemi shanse të mira për të fituar Championsin këtë vit dhe, pse jo, edhe tripletën. Besoj se kundershtari i Kardifit do të jetë Reali Madrid, por tanimë kemi një muaj kohë, për të përgatitur si duhet këtë takim”, tha Allegri. Ndërkohë emocionet ishin të papërmbajtshme për kapitenin Gianluigi Buffon, i cili është në kërkim të triumfit të parë në Evropë me ngjyrat bardhezi. “Përtej rezultatit, ishte një rrugëtim i vështirë. Arritëm një nga objektivët, finalen, por tanimë s’ka më vlerë vetëm të arrish atje” – ka thënë portieri i Juventusit Gianluigi Buffon. Kapiteni i Juventusit do të luajë finalen e dytë në tre vitet e fundit, në një kohë që kjo mund të jetë e treta e vërteta nëse listës i shtojmë edhe atë finale të humbur kundër Milanit në vitin 2003. “Jeta është e bukur, sepse po ta mendosh dy vite më parë, të gjithë thanë se ndaj Barcelonës do të ishte finalja ime e fundit në karrierë, por ja që s’ishte, dhe duhet ta theksoj, duhet të besosh deri në fund për ëndrrat dhe të punosh fort që t’i realizosh ato” – tha 39-vjecari tejet i emocionuar.