Juventus ka gati listën e merkatos

Sport

Juventus bën gati listën e merkatos. Drejtuesit e bardhezi  duan të forcojnë skuadrën duke realizuar disa transferime dhe të kompletojnë procesin e nisur në janar me goditjet e Vlahovicit dhe Zakarias. Një rivendosje e plotë për formacionin e Allegrit që do të prekë të gjitha departamentet. Për sulmin dihen emrat dhe janë gjithmonë ata të Zaniolos dhe Raspadorit. Sulmuesi i Romës dhe sulmuesi i Sassuolos mund të transferohen të dy me largimin e Dybala dhe Bernardeschi.

Për mesfushorin e verdhekuqve duhet të mposhtet konkurrenca e Napolit, ndërsa për Raspardorin do të duhet të punohet për kërkesat e drejtuesve të sasuolos. Në mesfushë, ëndrra është të rikthehet Paul Pogba në Torino, i cili në verë mund të largohet me parametra zero nga Manchesteri.

Francezi do të rikthehej te Juventus me Allegrin gati për ta përqafuar sërish, por gjithçka do të varet nga kërkesat të cilat në mënyrë të pashmangshme do të duhet të jetë më e ulët se paga aktuale e Djajve të Kuq prej 15 milionë eurosh në vit.

Alternativat, me kosto të ulët, janë ato të Milinkovic-Savic dhe Renato Sanches. Për lojtarin e Lazios ka pasur gjithmonë një interes dhe në verë mund të jetë momenti i duhur për ta rrëmbyer nga Lazio, ndërsa emri i ri është ai i portugezit të Lille.

Edhe në mbrojtje nevojiten  përforcime. Për qendrën përmendet gjithmonë emri i Rudiger, por orët e fundit është rishfaqur emri i Emerson Palmierit.