Dy gola të pësuar me goditje standarte ndaj Atleticos. Por mbi të gjitha, katër gola të ardhur nga situata të tilla për Juventusin, ndër ato 5 që ka pësuar në këtë fillim sezoni. Në kampin bardhezi është ndezur alarmi mbi të ashtuquajturit “topa të vdekur”, që janë kthyer në pikë të dobët për skuadrën e Mauricio Sarrit. Realizimet e Savic dhe Herrars në “ëanda Metropolitano” nxorrën zbuluar atë që mund të konsiderohet si “thembra e akilit” për kampionët e Italisë në këtë moment. Dy golat e Champions u shtohen edhe ato të pësuar në fitoren rokambolsekte 4-3 kundër Napolit në javën e dytë të kampionatit. E këmbanat e alarmit duket se janë nga ato të forta për një mbrojtje, që duhet të rregullojë gjërat e të marrë masat e duhura, sidomos në lojën ajrore. Shkaku i kësaj dobësie të shfaqur mund të jetë edhe mbulimi zonat që preferohet nga Sarri, ndërkohë që deri vjet Allegri mbështetej tek mbulimi direkt i kundërshtarit.
Ndoshta ky ndryshim ka ende pak nevojë për kohë. Pa llogaritur pastaj edhe mungesën e dy lojtarëve shtatlartë që Juventus vuan në këtë sezon. Së pari, kapiteni Chiellini, i cili është i dëmtuar dhe do të qendrojë jashtë fushave deri në mars. për më tepër, edhe mungesa e tij në cerekfinalet e vjetshme të Champions League kundër Ajaksit, ndikoi jo pak. Deri tani, De Ligt nuk ka arritur ta zëvendësojë denjësisht, edhe sepse duhet të asimilojë ende ndryshimin e skuadrës. Kurse sa i takon Mandzukic, lënia jashtë e kroatit është një zgjedhje e Sarrit, që preferon më shumë Higuain dhe Dybala si sulmues kryesor. Në këtë situtatë, Manduzkic nga i domosdoshëm për Juventusin e Alegrit – i cili i vlerësonte sakrificat në fazën mbrotjëse -, tani është kthyer në zgjedhje të tretë. Prandaj, kroati është në negociata për transferimin drejt milionave të Katarit.