Juventus, ja mungesat që mund të ketë skuadra në ndeshjen e kësaj jave

Sport

Federico Chiesa pritet të jetë mungesa serioze e Juventusit në ndeshjen e radhës në kampionat. Në javën e 22, Zonja e Vjetër do të luajë ndaj Empolit në shtëpi dhe trajneri Massimiliano Allegri nuk do të ketë në dispozicion një prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm.

Chiesa vijon të ketë probleme në gju, problem nga i cili qëndroi jashtë aktivitetit më tepër se një vit për shkak të çarjes së ligamentit. Anësori i sulmit nuk e ka kaluar ende plotësisht atë problem, i cili herë pas here i kthehet për t’i shkaktkuar telashe.

Thënë këtë, Chiesa nuk e ka kaluar ende ngërçin e ditëve të fundit, që me mundësi do ta mbajë jashtë fushës së lojës, edhe për disa ditë të tjera, përfshirë këtu edhe takimin ndaj Empolit që do të luhet të Shtunën në orën 18:00.

Kjo do të jetë ndeshja e 5-të sezonale në kampionat, që Chiesa nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Allegri, i cili në javën e 22, ndoshta mund të ketë të tjera mungesa. Këtu bëhet fjalë për Adrien Rabiot, apo De Sciglio, që kanë probleme fizike. Po ashtu, nuk dihet si do të shkojë situata për Moise Kean, me sulmuesin, i cili mund të huazohet në radhët e Atletico Madrid deri në fund të sezonit.

Objektivi i Juventusit është që të fitojë me çdo kushte ndeshjen ndaj Empolit, e më pas t’i ketë të lojtarët të gjithë në dispozicion për javën pasardhëse, teksa do të luajë ndaj Interit në transfertë, në atë që mund të konsiderohet si sfida që mund të përcaktojë jo pak çështjen e titullit kampion në Itali.