Juventus/ Igor Tudor emërohet trajner pas të shkarkuarit Thiago Motta

Sport

Igor Tudor emërohet zyrtarisht trajner i Juventusit. Klubi torinez ka bërë një lëvizje gati-gati të papritur përgjatë ditëve të fundit, duke shkarkuar nga detyra Thiago Mottan, e për të sjellë në vend të tij, një ish-mbrojtës, që e njeh mirë ambientin bardhezi.

Sa i përket Mottas, aventura e tij në radhës e Juventusit zgjati rreth 9 muaj, e shoqëruar vazhdimisht me kritika për lojën dhe mungesë për rezultatet. Dy humbjet e fundit të thella të skuadrës, ndaj Atalantës dhe Fiorentinës, në njëfarë mënyre ishin ato që përcaktuan përfundimisht edhe fatin italo-brazilianit.

Tani, në vend të tij u emërua pikërisht Igor Tudor, i cili ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër edicion. Pra, për pjesën e mbetur të sezonit, edhe për 9 javë të tjera, nëse Juventusi nuk arrin të kualifikohet në Champions League, mundësitë janë të mëdha që Tudor të mos vazhdjojë të jetë më në krye të Zonjës së Vjetër, diçka që është parashikuar edhe në kontrtaën e firmosur mes palëve.

Më tej, mediat italiane kanë bërë gjthashtu me dije se deri në fund të këtij sezoni, Tudor do të përfitojë plot 500 mijë euro nga Juventusi. Tudor është rikthyer tek Juventusi për herë të parë që nga sezoni 2020/21, atëherë kur ishte asistent i trajnerit Andrea Pirlo.

Ndeshja e parë e teknikut kroat në stolin bardhezi, do të jetë në 29 Mars, ndaj Genoas në Allianz Stadium.