Juventus, gati të bëjë çmenduri për 2 talentë shpërthyes

Sport

Vera e vitit 2018-të solli ndryshime te Juventusi, por gjithashtue dhe në kampionatin italian. Bardhezinjtë transferuan për më shumë se 100 milionë euro Cristiano Ronaldon nga Real Madrid. Kjo lëvizje bëri një bujë në gjithë botën e futbollit, duke tërhequr shumë vëmendjen për çdo ndeshje që bënin bardhezinjtë. Madje, edhe kur “Zonja e Vjetër” luante në transfertë, tifozët shkonin në stadium vetëm se aty do të vinte Ronaldo. Mirëpo, fakti që është që portugezi po shkon drejt moshës 35-vjeçare dhe drejtuesit e kanë mjaft të qartë planin e tyre. Sikurse raportojnë mediat italiane, kampionët e Serie A, po mendojnë për të sjellin në “Allianz Stadium” pasardhësin e CR7.
Në këto momente, Juventusi është kthyer në një skuadër që nuk mund të refuzohet dhe këtë e vërtetoi mbrojtësi De Ligt, I cili ishte I lidhur për një kalim në Barcelonë, por në fund përfundoi në Itali. Yjet e rinj të futbollit, nuk zgjedhin më vetëm Realin, ose Barcelonën, por prioritet është edhe klubi bardhezi, ku diferencat janë rritur ndjeshëm. Lojtari qëshihet si pasardhësi I Ronaldos në Torino, është Kylian Mbappe dhe për francezin do të tentohet në merkaton e ardhshme të verës. Po ashtu, prioritet është edhe Erling Haaland, për të cilin janë të interesuar gjigantët e Realit. Më tej, po monitorohet edhe situata e brazilianit Neymar, që pa dyshim do të ishte një përforcim i bujshëm. Fakti tashmë qëndron se Juventusi nuk është më një zgjedhje e dytë, por një klub elitar dhe yjet e rinj të futbollit e kanë mes preferencave të tyre për t’u bashkuar me kampionët e Italisë.